Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

- Bota Sot

Gjermania nuk është më destinacioni kryesor për azilkërkuesit në Evropë

Sipas raportimeve në mediat gjermane, numri i kërkesave për azil në Gjermani ka rënë ndjeshëm në gjashtë muajt e parë të vitit.

Midis 1 janarit dhe 30 qershorit, u paraqitën gjithsej 65,495 aplikime, një rënie prej 43 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas gazetës Ëelt am Sonntag, duke cituar të dhëna të pabotuara më parë nga Agjencia Evropiane e Azilit (EEA).

Sipas gazetës Bild, vetëm 61,300 kërkesa për azil për herë të parë u paraqitën në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2025. Në qershor, numri i kërkesave të reja ishte më pak se 7,000 – një rënie prej % krahasuar me qershorin 2024 dhe 70% krahasuar me qershorin 2023, duke arritur nivelin më të ulët mujor që nga marsi 2013.

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt (CSU) i sheh shifrat aktuale si konfirmim të drejtimit të politikës së tij të migracionit. Në një intervistë me gazetën Bild , ai foli për “sukses të qartë të kthesës së migracionit “. 

Për herë të parë në vite, Gjermania nuk po regjistron numrin më të lartë të kërkesave për azil në Evropë. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot