Sulmuesi i Realit të Madridit, Rodrigo Goesh, është në qendër të të gjitha thashethemeve të transferimeve.
Braziliani 24-vjeçar, nën kontratë deri në vitin 2028, nuk po llogaritet nga Ksabi Alonso në Kupën e Botës për Klube, ku ai ka luajtur vetëm në një ndeshje si titullar, ka hyrë në fazën e fundit në një tjetër dhe as nuk është ngrohur në dy të tjera.
Reali është i gatshëm të dëgjojë oferta për të. Por fakt është se Madridi nuk është në dijeni të ndonjë interesi zyrtar për Rodrigon, pavarësisht se Mançester Siti, Arsenali dhe Çelsi në Premier Ligë janë të interesuar.
Trajneri bask do të ishte i kënaqur nëse braziliani do të qëndronte, por nëse ai vendos të largohet, kjo nuk do të ishte pengesë për atë lamtumirë.
Por Reali i Madridit nuk do të tolerojë kur bëhet fjalë për milionat që ai pret të arkëtojë nga shitja e mundshme e Rodrigos. Sipas “Marca”, oferta që Real Madridi do të pranonte për largimin e Rodrigos do të ishte midis 70 dhe 80 milionë eurove. Kjo është një shumë që tashmë po diskutohet në Angli dhe Arsenali do të ishte i gatshëm të paguante për brazilianin.