Nga Jude Bellingham te Maradona, këto janë rastet kur klubet pensionuan numrat në fanella

- Bota Sot

Nga Jude Bellingham te Maradona, këto janë rastet kur klubet pensionuan numrat në fanella

Liverpooli njoftoi se do ta pensionojë numrin 20-të në nderim të Diogo Jotas, i cili vdiq të enjten në një aksident trafiku.

Ky nuk është rasti i vetëm që nj klub pensionon fanellën.

Këto janë disa prej rasteve:

Jude Bellingham (Birmingham City – nr. 22)
Birmingham e tërhoqi fanellën e Bellingham kur ai u transferua në Borussia Dortmund në moshën 17-vjeçare. Sot ai është një nga yjet kryesorë të Real Madridit.

Diego Maradona (Napoli – nr. 10)
Pas një karriere legjendare në Napoli, klubi italian tërhoqi fanellën nr. 10 në vitin 2000. Stadiumi i Napolit tani mban emrin e tij.

Bobby Moore (West Ham – nr. 6)

Në 2008, për 50-vjetorin e debutimit të tij, West Ham tërhoqi fanellën e njërit prej mbrojtësve më të mirë anglezë.

Marc-Vivien Foé (Manchester City – nr. 23)

Pas vdekjes së tij në fushë gjatë një ndeshjeje me Kamerunin në 2003, Manchester City tërhoqi fanellën me numrin 23.

Emiliano Sala (Nantes – nr. 9)

Pas vdekjes tragjike në një aksident ajror në vitin 2019, Nantes tërhoqi fanellën nr. 9 në nder të sulmuesit argjentinas.

George Baldock (Panathinaikos – nr. 32)

Pas vdekjes së tij tragjike në Greqi në vitin 2023, Panathinaikos vendosi të tërheqë fanellën e tij.

Peter Whittingham (Cardiff City – nr. 7)

Klubi i Cardiff-it nderoi kujtimin e tij duke tërhequr fanellën nr. 7, pasi Whittingham vdiq në moshën 35-vjeçare pas një lëndimi në kokë.

Ray Jones (QPR – nr. 31)

QPR tërhoqi fanellën e sulmuesit 18-vjeçar pas një aksidenti fatal me makinë në vitin 2007.



Lexoni të gjitha në Bota Sot