Arbnori dhe Rrezart Kuqi, vëllezërit që po shkëlqejnë edhe në futboll

- Bota Sot

Arbnori dhe Rrezart Kuqi, vëllezërit që po shkëlqejnë edhe në futboll

Rrezarti Kuqi, yll në ngjitje në SCR Altach U21 Future Team SCR, ku ekipa e parë e SCR Altach e cila është në Bundesligën e parë të Austrisë – krenari për familjen, kombin dhe sportin

Atdhetari i njohur Jakup Kuqi, që prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, është një figurë e respektuar jo vetëm për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe humanizmit, por edhe si një prind shembullor bashkë me bashkëshorten e tij. Ata po rrisin dy djem të mrekullueshëm, Arbnorin dhe Rrezartin, të cilët po ecin me hapa të sigurt drejt suksesit – në fushën kombëtare, kulturore dhe sportive, transmeton sam24.info. Vëllezërit Kuqi janë tashmë të njohur në komunitetin shqiptar, të pranishëm në promovime librash, në manifestime kulturore dhe muzikore. Me talentin e tyre në violinë, çifteli e instrumente të tjera, ata sjellin emocione dhe art autentik. Kur ata marrin pjesë në një aktivitet, ai bëhet më i ngrohtë, më i pasur.

Sot, na gëzoi edhe një tjetër arritje: një sukses i madh për Rrezart Kuqin, që tashmë është pjesë e ekipit të futbollit SCR Altach – U21. Në një njoftim me plot shpirt, z. Kuqi ndau me miq dhe familje këtë lajm të bukur, duke uruar një sezon të mbarë dhe suksese të mëtejshme për djalin e tij, me shpresën që Zoti ta ruajë nga lëndimet.

Nga ana tjetër vëllau i tij, Arbnori është anëtar i SCR Altach, por që nga 01.06.2025-30.06.2026 është huazuar te FC Austria, ku Lustenau është anëtare e Bundesligës së dytë të Austrisë. Me sjelljet e tij shembullore dhe talentin në rritje në futboll, po tregon klas dhe disiplinë në klubin. Kjo familje është një model se si mund të ruhet dhe përcillet gjuha, tradita dhe kultura kombëtare, edhe larg atdheut. Ata janë të pranishëm në çdo manifestim me dinjitet, respekt dhe dëshirë për të kontribuar në kultivimin e vlerave tona në diasporë.

Së shpejti, do të kemi edhe dy intervista ekskluzive me vëllezërit Kuqi, Arbnorin dhe Rrezartin – dy djem që po shkëlqejnë si në sport ashtu edhe në muzikë. E veçanta? Gjithë klubi e respekton Rrezartin, dhe kur ai shënon gola, bashkëbisedojnë në shqip dhe bëjnë shqiponjën me duar – një moment krenarie që na ngroh zemrën të gjithëve.

Urojmë që Arbnori dhe Rrezarti të vazhdojnë të jenë yje të vërtetë në fushën e blertë, njësoj siç shkëlqejnë në artin dhe kulturën muzikore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot