Prishtina e gjeneratës së artë kishte forcë për t’i mposhtur skuadrat e mëdha, si Cërvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, Dinamon e Zagrebit, Hajdukun e Splitit etj!
Ajet Shosholli së bashku me trajnerin Hysni Maxhunin në edicionin pranveror të vitit 1978 udhëhoqën Trepçën në Ligën e Parë ish jugosllave dhe në finale të Kupës “Marshall Titos” pësuan humbje pas 120 minutave, me rezutat 1:0 nga ekipi kroat Rijeka.
E para, Prishtina nuk e duroi kryetrajnerin Vukashin Vishnjevcin duke e shkarkuar pas humbjes 5.0 në Shkup nga Vardari!
Në vend të tij emërohet kryetrajner Ajet Shosholli (java e tretë e nëntorit, 1984)!
Shosholli habiti të gjithë në ligëm ish jugoslllave! E Ktheu në fushë Mensur Nexhipin pasi Vishnjevci e kishte larguar si shenjë inati!
Së pari barazoi me rezultat 1:1 me Cërvena Zvezdën (21 nëntor, 1984) dhe vetëm fati beogradasit i shpëtoi nga humbja.,
Pas kësaj ndeshje të së mërkurës, në Nikshiq mori pikë me golin e Mensur Nexhupit ndaj Sutjeskës.
E dyta, Ajet Shosholli i shtangu të gjithë! Përderisa Rijeka në “Kandrida” e demoloi me rezultat 3:1 Real Madridin e futbollistit Butragenos pikërisht me 24 tetor në kuadër të Kupës UEFA, pas një muaj e një jave skuadra kroate shemben në kryeqytetin e Kosovës,
Prishtina me kryetrajnerin Ajet Shosholli e shkatërroi me rezultat 3:0 pikërisht më 2 dhjetor të vitit 1984!
Këtu Prishtina ua bëri të qartë se ka forcë që ta mposhtë edhe Realin pasi e mundi Rijekën e fuqishme.
E treta, Ajet Shosholli është trajneri më isuksesshëm që ka pas Vëllaznimi i Gjakovës!
Vëllaznimi ka shijuar sukseset më të mëdha në kohën e tij. Në edicionin 1983-1984 dhe në edicionin 1986-1987 përfundoi në vend të tetë në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes.
Po në edicionin 1986-1987 Vëllaznimi fitoi Kupën e Kosovës.
E katërta, Ajet Shosholli ishte kryetrajneri i fundit që udhëhoqi Prishtinën në Ligën e Dytë Unike ish jugosllave dhe zhvilloi ndeshjen me 10 gusht (1991) në Shkup duke e mundur me 2:1 Ballkan Stotokomec me golat e Ergin Ajdinoviqit.
Pas kësaj ndeshje të javës së parë, Prishtina braktisi garat më klubet ish jugosllave dhe serbe.
E pesta, Ajet Shpsholli jep dorëheqje, nuk pranoi masat e dhunshme, Prishtina nuk udhëtoi në Prijedor për të luanjur me Rudarin e as nuk e priti Mogrenin e Budvës, serbët u hallakatën.
Gazeta “Sport” e Beogardit e akuzonte Shoshollin duke e quajtur irredentist e separatist!
Shosholli kërcënohet nga njërëzit e Mishko Llakoviqit.
E pesta, Ajet Shosholi ësthë selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991 dhe i pari shqiptar si kryetrajner që e futi Shëndijen e Tetovës në elitën e futbollit të Maqedonisë (1995-1996).
Më 21 nëntor, 1984, java e 14-të
Prishtina – Cërvena Zvezda 1:1
Stadiumi i Qytetit në Prishtinë.
Shikues: Mbi 30.000.
Gjyqtarë: B. Besjak (Zagrebi), B. Kraviq (Tuzlla) e J. Mickovski (Kavadari).,
Shënues: Batroviqi (50) - M. GJurobvski (70).
Kartona të verdhë: Cana, Shala, Sinani - Miletovqi, M. GJurovski.
Kartoni i kuq: M. Gjurovski (90).
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Agim Cana 8, Shefqet Sinani 7 (Behajdin Gjinali), Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 7, Kujtim Shala 7, Mensur Nexhipi 8, Fadil Vokrri 7 (Faton Domi), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 7.
Cërvena Zvezda: Lukovçan 7, Krivokapiq 6, Jovin 6, Miletoviq 6 (Millovanoviq), Elsner 6, Shugar 6, Shestiq 7, Jankoviq 6, M. Gjurovski 6, B. Gjurovski 6 (Gj. Millovanoviq) dhe Haliloviq.
2 dhjetor, 1984, java e 16-të
Prishtina – Rijeka 3:0
Shikues: Mbi 25.000.
Gjyqtar kryesor Asim Kulenoviq nga Bosanska Dunica, anësorët Sllobodan Martinoviq nga Titogradi e Lubisha Erakoviq nga Novi Sadi.
Shënues: Mensur Nexhipi (31 e 78) dhe Fadil Vokrri (83).
Kartona të verdhë: Prekazi e Nexhipi - Tiçiqi.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Agim Cana 7, Shefqet Sinani 7, Ramadan Cimili 6 (Kujtim Shala 7), Xhevdet Muriqi 7, Rifat Mehnivoqi 7, Mensur Nexhipi 9, Rafet Prekazi 6, Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 7 (Salih Lugolli) dhe Zoran Batroviqi 7.
Rijeka: Ravniqi 6, Shestani 6, Hrstiqi 7, Radmanoiqi 7, Tiiqi 6, Milenkoviqi 7, Mallbasha 6, Graçani 7, Matërlani 6, Fegiqi (Zriliqi 8) dhe Desnica 5 (Shkerjanci (5).