Jamal Musiala ishte lajmi më i keq i së shtunës për Bayern. Skuadra bavareze humbi 2-1 me PSG, por më i rëndë ishte dëmtimi i mesfushorit gjerman, praktikisht ylli absolut i skuadrës.
Musiala do të mungojë deri në nëntor (ose dhjetor) pas dëmtimit që pësoi në SHBA.
Thomas Müller shprehu keqardhjen e tij për këtë incident të frikshëm dhe zbuloi një detaj. “Në dhomat e zhveshjes, sigurisht që duhej të ishim të fokusuar te ndeshja, por ishte e vështirë. Nuk jemi robotë. Kemi lidhje miqësore me njëri-tjetrin”.
I pyetur nëse do të rinovojë kontratën me Bayern, duke qenë se Musiala nuk do të luajë gjatë, ish-kampioni i botës u përgjigj
“Mos ta teprojmë me këto pyetje. Deklaratat e mia për tani janë vetëm për shokun tonë të skuadrës”.