Sulmuesi “braktis” Partizanit para Kupave të Europës

- Bota Sot

Sulmuesi “braktis” Partizanit para Kupave të Europës

Archange Bintsouka prej javësh ka qenë “çështje” te Partizani, por më në fund palët arritën marrëveshjen për rinovimin.

Kështu sulmuesi firmosi kontratën e re dhe tashmë edhe për 2 sezone të tjera do të jetë “dem” i kuq.

Por me rinovimin nuk kanë marrë fund “hallet” për Skënder Gegën. Ky i fundit nuk do ta llogarisë kongolezin për duelet e Kupave të Europës. Kjo pasi 22-vjeçari vazhdon të jetë ende në Kongo dhe ka humbur kështu përgatitjet për sezonin e ri.

Nuk dihet ende se kur Bintsouka do të rikthehet në Shqipëri, por e sigurtë është që sulmuesi ka humbur ndeshjet me Kalju.

Takimi i parë do të luhet më 10 korrik në orën 18:45 në transfertë, ndërsa ndeshja e dytë më 17 korrik në “Air Albania”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot