Dinamo dhe Ferizaj matën forcat, përfundon ndeshja në Ohër

- Bota Sot

Dinamo dhe Ferizaj matën forcat, përfundon ndeshja në Ohër

Dinamo e Tiranës zbriti sot në fushë për miqësoren e radhës. Testi në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit u zhvillua kundër Ferizajt, dhe u mbyll me barazim pa gola(0-0).

Ky barazim pa gola vjen për dinamovitët pas humbjeve me Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës.

Takimi i vetëm miqësor është fituar përballë Ballkanit.

Skuadra e Ilir Dajës ndodhet prej thuajse një muaji në Maqedoninë e Veriut për fazën përgatitore.

Javën që vjen pritet kthimi në Tiranë, për t’u fokusuar te përgatitjet në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Formacioni i Dinamos: Teqja, Meksi, Dita, Neziri, Loran, Jonuzi, Bregu, Nani, Qardaku, Vila, Zabërgja

Të aktivizuar në pjesën e dytë: Sali, Manjani, Meksi, Qefalija, Farruku, Itodo, Berisha, Goudiaby, Doci dhe Aliji.



Lexoni të gjitha në Bota Sot