Mediat në Portugali: Ronaldo i telefonoi prindërit e Diogo Jotas

- Bota Sot

Mediat në Portugali: Ronaldo i telefonoi prindërit e Diogo Jotas

Cristiano Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogo Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva.

Kjo ka ngjallur shumë reagime në opinion, se si kapiteni i Kombëtares së Portugalisë mungoi në varrim.

Megjithatë mediat në Portugali shkruajnë se lojtari i Al Nassr i telefonoi prindërit e Jotas dhe u shprehi ngushëllime.

Poashtu u tha atyre se çfarëdo që kanë nevojë, ai është i gatshëm për t’i ndihmuar.

Kujtojmë që Diogo Jota dhe vëllai i tij ndërruan jetë pas një aksidenti të tmerrshëm në rrugët e Spanjës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot