Prokuroria në Prishtinë për dy javë ngriti 210 aktakuza kundër 223 personave

- Bota Sot

Prokuroria në Prishtinë për dy javë ngriti 210 aktakuza kundër 223 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë për dy javë ka përfunduar 406 lëndë dhe ka ngritur 210 aktakuza.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në periudhën dy javore, përfundon 406 lëndë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në periudhën 23/06/2025-04/07/25 ka pranuar 375 lëndë, ndërsa ka zgjidhur gjithsejtë 406 lëndë.

Në kuadër të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë periudhë kohore ka ngritur 210 aktakuza kundër 223 personave”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot