Gjithçka gati për gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve, FIFA zyrtarizon gjyqtarët

- Bota Sot

Gjithçka gati për gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve, FIFA zyrtarizon gjyqtarët

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube janë gati për të nisur, me dy përballje emocionuese që premtojnë spektakël, shkruan KosovaPress.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër në orën 21:00, ku Fluminense, kampionët e Amerikës së Jugut, do të përballen me gjigantin anglez Chelsea. FIFA ka konfirmuar se takimin do ta drejtojë arbitri francez François Letexier, një nga emrat në rritje në arenën ndërkombëtare.

Të mërkurën, në po të njëjtin orar, është radha e supersfidës mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, dy nga skuadrat më të fuqishme të futbollit evropian. Për këtë ndeshje është zgjedhur polaku Szymon Marciniak, një emër i njohur për përvojën dhe autoritetin e tij, i cili ka arbitruar edhe finalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Orlando dhe pritet të sjellin emocione të mëdha, ndërsa katër ekipet do të kërkojnë biletën për në finalen e madhe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot