Dy klube të njohura të Premierligës ia mësyjnë Zhegrovës

- Bota Sot

Dy klube të njohura të Premierligës ia mësyjnë Zhegrovës

Lista e klubeve të interesuara për Edon Zhegrovës po zgjerohet dita-ditës.

Dje mediat turke raportuan se yllin kosovar po e do Fenerbahçe e Jose Mourinhos, ndërsa tash dalin në pah dy klube të tjera të njohura evropiane që kanë shfaqur interesim për sulmuesin e krahut.

Më saktësisht, përfaqësuesit kosovar ia kanë mësyrë klubet e Premierligës, pas atyre të Serie A si Milani, Juventusi, Napoli, Roma e Atalanta.

Evertoni është njëri prej klubeve që ka zgjuar interes për “Messin e Kosovës”.

Lajmin e ka bërë të ditur portali “goodisonnwës”, i afërt me klubin e Kaltër.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, trajneri David Moyes ka nevojë për një lojtar të rrezikshëm në fazën ofanzive, ndërsa beson se Evertoni mund ta blejë kartonin e Zhegrovës për 20 milionë euro.

“Zhegrova e ofron atë për të cilën ka nevojë Evertoni si një sulmues solid jo i shtrenjtë, i cili do ta ndihmonte cilindo sulmues që d ota marrë Moyes në vend të Calvert-Leëin”, shkruan portali anglez.

Ndërkohë, “SciSports” raporton se Newcastle është klubi tjetër i Premierligës që ia ka vënë syrin anësorit ofanziv.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të krahut të djathtë dhe besojnë se Zhegrova do të ishte ideal për skuadrën e trajnerit Eddie Howe, përkundër paraqitjeve impresionuese të Jacob Murphyt në sezonin e fundit.

Zhegrova shihet si një alternativë ideale e Elangas.

Ylli kosovar mungoi në krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimit, ndërsa në pjesën e parë të edicionit 2024/25 i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe dy asistime.

Njëjtë si Evertonit, edhe Newcastlet do t’i konvenonte transferimi i ish-futbollistit të Baselit, i cili do t’i kushtonte klubit anglez 20-25 milionë euro. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot