Çati dhe pemë të shkulura me rrënjë, pamje nga Kroacia që u godit nga një stuhi e fuqishme

- Bota Sot

Çati dhe pemë të shkulura me rrënjë, pamje nga Kroacia që u godit nga një stuhi e fuqishme

Një stuhi e fuqishme ka goditur sot Kroacinë, ku janë raportuar dëme materiale, si në shtëpi private, ndërtesa kolektive ashtu dhe në infrastrukturë.

Pamje të ndryshme amatore, tregojnë skena rrëqethëse nga Zagrebi dhe pjesë të ndryshme të Kroacisë.

Aty shihen drunjtë gjigant që janë shkulur me rrënjë nga erërat e forta, kurse në disa raste janë shkulur edhe çatitë e objekteve.

Në terren kanë dalë pjesëtarë të shumtë të zjarrfikësve që po bëjnë të pamundurën të lirojnë rrugët për qarkullim, pasi janë bllokuar nga drunjtë e shkulur.

Autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët në zona të caktuara të jenë  të kujdesshëm dhe të shmangin daljet, përveq nëse janë të nevojshme. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot