Një fermer u gjet i vdekur brenda një pitoni 8.5 metra të gjatë, i cili e sulmoi ndërsa ai po kujdesej për bagëtinë e tij.
61 vjeçari po kujdesej për bagëtinë e tij kur u sulmua nga gjarpri gjigant në një pemishte në Sulaëesi Juglindor, Indonezi, të premten në mëngjes, shkruan Metro.co.uk, transmeton KosovaPress.
Gjarpri doli nga bari i gjatë dhe u kap pas këmbës së tij.
Pa armë për të mbrojtur veten, viktima u shtyp për vdekje dhe u përpi i tëri nga zvarraniku.
Familja e tij e shqetësuar filloi ta kërkonte të nesërmen në mëngjes. Ata e gjetën motoçikletën e tij të braktisur në buzë të rrugës, duke nxitur një kërkim më të gjerë.
Më vonë gjatë pasdites, ata gjetën një piton të madh me trup të fryrë të shtrirë në shkurre.
Shefi i policisë Masud Gunaëan deklaroi: "Viktima i tha lamtumirë familjes së tij, duke thënë se do të shkonte të ushqente bagëtinë e tij, por nuk u kthye në shtëpi. Familja dhe banorët kërkuan dhe zbuluan se ai ishte gëlltitur nga një piton i madh. Familja pranoi shkakun e vdekjes dhe u lut për të afërmin e tyre".
La Ode Risawal, kreu i divizionit të emergjencës dhe logjistikës së zyrës lokale të fatkeqësive, tha se viktima ishte parë duke punuar në pemishte çdo ditë.