Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

- Bota Sot

Zjarri në afërsi të Bllacës, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Sipas njoftimit, rreth orës 16:00, autoritetet maqedonase kanë informuar palën kosovare për situatën emergjente, duke njoftuar se Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar qarkullimin e veturave në atë segment rrugor dhe po i orienton drejtuesit drejt rrugëve alternative përmes pikës kufitare Bllacë–Shkup dhe anasjelltas.

Gjendja është përshkallëzuar më tej në orën 16:20, kur autoritetet maqedonase kanë vendosur të bllokojnë plotësisht hyrjen në territorin e RMV-së për të gjitha automjetet, për shkak të rrezikut që paraqet zjarri në afërsi të magjistrales Tunel–Stankovec.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin këtë pikë kufitare derisa situata të stabilizohet, ndërsa ka premtuar se do të ofrojë informacione shtesë me kohë për çdo zhvillim të ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot