Napoli përmirëson ofertën për Darwin Nunezin

- Bota Sot

Napoli përmirëson ofertën për Darwin Nunezin

Napoli po punon intensivisht për të forcuar repartin ofensivë përpara fillimit të sezonit të ri.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, klubi është në negociata të vazhdueshme me Udinesen për sulmuesin Lorenzo Lucca.

Napoli po synon të mbyllë marrëveshjen për rreth 33-34 milionë euro plus bonuse, por ende pritet përgjigjja zyrtare nga Udinese.

Paralelisht me këtë, Napoli nuk e ka hequr dorë nga tentativa për të transferuar Darwin Nunez nga Liverpooli.

Italianët i kanë paraqitur anglezëve një ofertë prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë bonuse për sulmuesin uruguaian.

Për më tepër, Napoli i ka ofruar Nunezit një pagë vjetore rreth gjashtë milionë euro neto në vit.

Megjithatë, kostoja totale për Nunez është afërsisht dyfishi i asaj për Luccan, dhe tashmë presidenti Aurelio De Laurentiis duhet të vendosë për opsionin më të përshtatshëm për ambiciet dhe buxhetin e klubit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot