Ish-drejtori i Urbanizmit i bën kallëzim penal kryetaritn Totaj

- Gazeta e Prizrenit

Ish-drejtori i Urbanizmit i bën kallëzim penal kryetaritn Totaj

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren, Beni Kizolli ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kreut të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që sipas tij ka bërë nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e lokaleve afariste në hapësirat e parkingut të objektit të njohur si Shtëpia e Bardhë.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, ish drejtori i Urbanizmit në këtë komunë, Beni Kizolli, tha se pas kërkesave të vazhdueshme që ka bërë për anulimin e projektit në hapësirat e parkingut, tha se tashmë është nënshkruar kontrata nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, si dhe është përzgjedhur projekti ideor për një gjë të tillë, raporton Tv Prizreni, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Por, duke parë se ekziston mudnësia për parandalimin e ndërtimit të një objekti të tillë, përmes një mase të përkohshme e më pas inicimi të një padie ndaj kryetarit, për tejkalim të kompetencave ligjore, pasi që sipas tij, ajo zonë sipas kartës zonale të qytetit është e destinuar vetëm për nevojat e komunitetit.

Projekti në fjalë nga ana e komunës, rrezikon perspektivën e zhvillimit urban nga Shatërvani deri tek lagjja “ Bazhdarhane”.

Ajo zonë është paraparë të ketë hapësira për 500 vendparkingje, dhe përjashton ndërtimin e objekteve afariste, thaë n fund ish drejtori, Kizolli.

Në anën tjetër, zëdhënësja e komunës së Prizrenit, Jona Hoxhaj, thotë se së shpejti do të dalim me një reagim rreth kësaj çështje.

Lexo edhe:

Prizren: “Shaqa” sikur “Myta” ( pjesa 2 )



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit