Jashari në dilemë

- Bota Sot

Jashari në dilemë

Milani është në pritje të një përgjigjeje definitive të Club Brugget për Ardon Jashari.

“Rossoneri” kanë arritur në limitet e tyre sa u përket ofertës dhe mundësive.

Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, klubi Kuqezi, pasi e avancoi ofertën nga 32,5 milionë euro plus bonuset në ditët ë shkuara, nuk e ka ndërmend të shkojë më shumë.

Drejtori sportiv, Igli Tare, por edhe vetë gjiganti italian konsiderojnë se oferta është e rëndësishme dhe e duhur për vlerën kartonit të futbollistit shqiptar dhe për klubin belg.

Moretto më pas konfirmoi se brenda ditës së sotme Milani e pret përgjigjen e Club Bruuge.

Dje, drejtori Tare foli për Jasharin, duke insistuar se Kuqezinjtë e kanë bërë punën e tyre dhe se tash topi mbetet tek klubi belg.

Gjithashtu, ish-futbollisti i njohur shqiptar tregoi se dëshirë e Jasharit është që të transferohet tek Milani. Mbetet të shihet sot se cila do të jetë përgjigja e Club Brugget, ndërsa mbresat janë se kjo punë do të kryhet mirë dhe se përfaqësuesi zviceran do të transferohet në “San Siro”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot