Shifër që nuk rezistohet nga Llapi?

- Bota Sot

Shifër që nuk rezistohet nga Llapi?

Elvir Gashijan pritet që të largohet nga Kosova në këtë merkato vere.

Klubi i Llapit vështirë t’i rezistojë ofertave, që së fundmi kapin shifrën e 400 mijë eurove.

Gashijan është sulmues i krahut të djathtë dhe ka tërhequr vëmendjen e Konjaspor. Klubi i Superligës turke po e monitoron situatën e 18-vjeçarit.

Me Llapin ka edhe një sezon kontratë. Në edicionin e kaluar shënoi 4 gola dhe asistoi 9 të tjerë. Dhe pse për Llapin ishte sezon i vështirë, Gashijan shkëlqeu duke treguar aftësistë e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot