Në “St. Jakob-Park” të Bazelit nisin ndeshjet e dyta të Grupit C me duelin mes Gjermanisë dhe Danimarkës. 90’ e sotme do të jenë mjaft të rëndësishme sa i përket renditjes të ekipeve në këtë grup.
Gjermania do të kualifikohej nëse mund Danimarkën dhe Polonia nuk mposht Suedinë. Ndërsa ekipi danez do të eliminohej nëse do të mundej dhe Suedia do të shmangte disfatën përballë Polonisë.
Një ditë përpara ndeshjes komisari teknik i Gjermanisë, Christian Wück, komentoi duelin duke thënë: “Danimarka nuk kishte fat përballë Suedisë pasi nuk e meritonte të humbte.
Në atë takim treguan se kanë një ekip që qëndron shumë mirë në fushë dhe se pret momentin e duhur për të goditur kundërshtarin me kundërsulm. Përballë Danimarkës do të na duhet të bëjmë durim dhe të jemi më të sakta përpara portës”.
Ndërsa komisarja teknike e Danimarkës, Andrée Jeglertz, komentoi: “Kemi ende gjithçka në duart tona.
Nuk do të futemi në fushë duke bërë llogaritë se mund të na bëjë punë një pikë. Përballë Suedisë kemi treguar se dimë se si të mbrohemi edhe pse kontrolli i topit la disi për të dëshiruar”.
Formacionet e mundshme:
Gjermani: Berger; Linder, Knaak, Minge, Wamser; Nüsken, Senß; Bühl, Dallmann, Brand; Schüller Denmark: Østergaard; Veje, Ballisager, Færge; S Holmgaard, Snerle, K Holmgaard, Thøgersen; Harder, Vangsgaard, Thomsen.