Liverpooli refuzon ofertën e Napolit për Darwin Nunez

- Bota Sot

Liverpooli refuzon ofertën e Napolit për Darwin Nunez

Napoli nuk ndryshon strategji për repartin ofensiv dhe vazhdon të ketë prioritetin e saj për rolin e sulmuesit qendror: Darwin Nunez.

Sulmuesi uruguaian, i cili pritet të largohet nga Liverpool gjatë kësaj vere, është objektivi kryesor i drejtorit sportiv Giovanni Manna.

Sipas raportimeve të fundit, Napoli ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë bonus për ish-sulmuesin e Benficës, por kërkesa e klubit anglez mbetet 60 milionë euro.

Darëin është i hapur ndaj kalimit në Serie A dhe është i gatshëm të pranojë projektin e trajnerit Antonio Conte.

Ai pritet të përfitojë një pagë prej 5-6 milionë euro në sezon, shifër e ngjashme me atë të Kevin De Bruyne, por më e ulët se ajo e Romelu Lukakut, lojtari më i paguar në skuadër, që përfiton 7.6 milionë euro në vit.

Ndërkohë, Napoli vazhdon të mbajë në vëzhgim Lorenzo Luccën e Udineses si alternativë. Edhe pse në garë është futur edhe Milani, drejtuesit e klubit napolitan e shohin Luccën si një “plan B”, në rast se nuk arrihet marrëveshja për Núñez.

Nga merkatoja e hyrjeve, Napoli ka siguruar tashmë dy përforcime të rëndësishme: Beukema dhe Lang. Sa i përket Dan Ndoye të Bolognës, bisedimet janë momentalisht të pezulluara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot