Mentor Mazrekaj është zyrtarizuar te Iliria.
36-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Besës. Sulmuesi i njohur për aftësitë e tij do vazhdojë të kontribuojë në futbollin shqiptar.
"“Zyrtare! KF Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj!
Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë.Sezonin e fundit ne 20 ndeshje ne kategorin e pare autor i 9 golave dhe 5 asist.
I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës.
Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj!
Suksese me fanellën e Ilirisë!", njofton klubi.