Një talent shqiptar po rritet në Gjermani

- Bota Sot

Një talent shqiptar po rritet në Gjermani

Një talent i ri me origjinë shqiptare po rritet në Gjermani.

Edon Shabedini, me prindër nga fshati Orizare i komunës së Likovës, i cili po bën për vete sportdashësit e futbollit, veçanërish ata të SG Waibstadt krahina e Baden-Wurttenberg, duke vazhduar të bëhet një emër i njohur në ekipin e tyre.

Edoni, një sulmues i talentuar 11 vjecar, të shtunën e kaluar, është shpallur kampion dhe lojtari më i mirë në turneun KFZ-Wipfler-Cup des VFB 1924 e v. Epfembach, në të cilin morën pjesë 12 ekipe.

Ai në turne i shënoi 7 gola në pesë ndeshje, ndërsa në përballjen finale që përfunoi me barazim 1-1, Shabedini i vogël e shënoi golin vendimtar nga penalltia, duke e shpallur ekipin e tij kampion.

Nga organizatorët, ai është vlerësuar për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në sulm, duke treguar një ndjesi të fortë për golin dhe një shpejtësi të shkëlqyer në fushë.

Edon Shabedini po vazhdon të rritet në karrierën e tij futbollistike, duke treguar qëndrueshmëri dhe aftësi të jashtëzakonshme në fushë.

Ai ëndërron që kur të rritet të bëhet si ylli portugez Cristiano Ronaldo, ndërsa dëshira e tij e madhe është që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit të madh.

Po ashtu, ai ëndërron të luaj edhe për Kombëtaren shqiptare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot