Ndërsa e ardhmja e Hakan Çalhanoglu te Interi duket gjithnjë e më e pasigurt, drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë të zihen në befasi.
Klubi nga Milano ka nisur prej tani lëvizjet për të siguruar një zëvendësues të denjë për mesfushorin turk.
Sipas të rejave të fundit, objektivi kryesor për të zëvendësuar Çalhanoglu është Ederson, mesfushori brazilian i Atalantës, i cili dje festoi 26-vjetorin e lindjes. Edhe pse Interi është i interesuar seriozisht për lojtarin, nuk pritet që Atalanta të bëjë lëshime, duke kujtuar rastin e verës së kaluar me Teun Koopmeiners.
Megjithatë, dëshira e vetë Ederson për t’u bashkuar me Interin shihet si një faktor lehtësues për zhvillimin e bisedimeve. Përpara se të hidhen konkretisht në sulm për brazilianin, drejtuesit zikaltër shpresojnë të sigurojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e Çalhanoglu.