Protagonist me Realin në Botëror, francezi: Ëndërroj ta mbyll këtu karrierën

- Bota Sot

Protagonist me Realin në Botëror, francezi: Ëndërroj ta mbyll këtu karrierën

Pas një sezoni në të cilin mori më shumë kritika sesa lëvdata, Aurelië Çuameni po shijon një Kupë Bote për Klube si protagonist me Real Madridin e ri të Çabi Alonsos, i cili do të përballet me PSG-në në gjysmëfinale nesër. Mesfushori francez foli hapur në një intervistë me Rolling Stone Africa, duke zbuluar ambiciet, emocionet dhe lidhjet e tij të thella.

“Shpresoj të qëndroj te Real Madridi. Do të doja ta përfundoja karrierën time në majë.

Dhe për mua, maja është ky klub, më i madhi në botë.”

“Momenti im më i mirë? Dita ime e parë te Reali. Ishte përmbushja e një ëndrre”. Çuameni nuk i fsheh ndryshimet në krahasim me të kaluarën: “Të luash këtu është një dimension tjetër. Bordo dhe Monako më kanë formësuar, por Madridi është një planet tjetër: presioni, përkushtimi, ambicia e vazhdueshme për të fituar. Çdo ndeshje është një finale”.

Puna mendore është thelbësore për rritjen e tij: “Çdo ndeshje ka historinë e vet. Unë përgatitem me një trajner para çdo ndeshjeje. Në këtë nivel, mendja vlen aq sa trupi”.

Francezi nuk e harron origjinën e tij: “Shkoj në Kamerun çdo dy ose tre vjet, dua të jap diçka mbrapsht, të ndihmoj kontinentin të rritet. Idhujt e tij? “Eto, Drogba, Pogba, Kante, Makelele. Por modeli i parë ka qenë gjithmonë babai im”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot