Mbyllet aeroporti/ Marsejë, zjarri pranë aeroportit pezullon fluturimet

- Bota Sot

Mbyllet aeroporti/ Marsejë, zjarri pranë aeroportit pezullon fluturimet

Fluturimet e planifikuara në Aeroportin e Marsejës janë pezulluar për shkak të një zjarri që po përhapet pranë qytetit jugor francez.

Mediat lokale raportuan se fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera aty pranë dhe pasagjerëve të prekur u është thënë të kontaktojnë linjën e tyre ajrore.

Por fluturimet nuk janë e vetmja mënyrë transporti e prekur nga zjarri.

Trenat janë prekur gjithashtu dhe disa shërbime hekurudhore janë pezulluar.

Rreth 168 zjarrfikës, dy helikopterë dhe 68 motorë janë angazhuar për të shuar zjarrin, i cili u përhap në të paktën 30 hektarë tokë. Marina franceze gjithashtu pritet të ndërhyjë për të vënë nën kontroll flakët.

Kryebashkiaku i Marsejës, Benoit Payan, paralajmëroi njerëzit në zona të caktuara që të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara, teksa deri tani fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Disa shtëpi janë evakuuar, ndërsa shërbimet e emergjencës po u bëjnë thirrje njerëzve të mos udhëtojnë nëse nuk kanë udhëzime të qarta për ta bërë këtë.

Disa javë me valë të nxehti të kombinuara me erëra të forta kanë rritur rrezikun e zjarreve në Francën jugore dhe disa janë përhapur gjatë dy ditëve të fundit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot