Lojtarja nga Kosova shënon e asiston, Suedia demolon polaket

- Bota Sot

Lojtarja nga Kosova shënon e asiston, Suedia demolon polaket

Kosovare Asllani ka treguar cilësitë e saja në duel me Poloninë.

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Polonisë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zvicër.

Asllani pos që shënoi e asistoi, është ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 30-të.

Futbollistja Blackstenius shënoi në minutën e 8-të pas asistimit të Asllanit.

Në minutën e 52-të Asllani ka shënuar gol të bukur me kokë për 2:0. 

Në minutën e 77-të Hurtig vulosi fitoren.

Asllani është zëvendësuar në minutën e 68-të.

Në Grupin C.,Suedia kryeson me 6 pikë sa ka edhe Gjermania, që të dyja kanë siguruar kalimin më tej, duke lënë pas Danimarkën dhe Poloninë pa pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot