Shukri Paçarada me guximin e tij çuditi Beogradin! E veçanta që pak e dijnë në Kosovë!

- Bota Sot

Shukri Paçarada me guximin e tij çuditi Beogradin! E veçanta që pak e dijnë në Kosovë!

Ditë dimri, data 22 shkurt e vitit 1987, KF Prishtina në Beograd! 

Pak kush e besonte se Prishtina do të kthehet me një pikë nga stadiumi “Marakana” në Beograd, kur e kishin parasysh se do të debutojë në portën e tyre një djalosh i ri nga Podujeva, që kishte 20 vjeç  i papërvojë e i panjohur për kohën!

Portieri Shukri Paçarada që kishte ardhur në Prishtinë nga KF Llapi!

Kjo e bënte Cërvena Zvezdën e Beogardit edhe më komode se do të fitonte thellë ndaj Prishtinës me një portier debutues në rangun federativ!

Paçarada nuk mposhtej në asnjë variant në sfidën e Beogradit me Zvezdën. 

As Mërkella, as Gjurovski e as Stojkoviqi etj. nuk e gjenin dot formulën si mposhtej ky djalosh!

Ndeshja mbyllet pa gola (0:0) në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë!

Paçarada me shokë festonte në midis Beogradit, nga ana tjetër Zvezda çuditej me djalin nga Podujeva, me formën dhe guximin për gjatë 90 minutave.

Disa media në ish Jugosllavi, Paçaradën e vlerësuan me notë 10 e disa me 9, ndërsa sportit i “Rilindjes” me notën 9!

Në vitin 1988 Shukri Paçarada futet në faqen tjetër të historisë në ndeshjen me Çelikun e Zenicls, një rast i pazakontë dhe që çoi peshë një ish Jugosllavi.

Shukri Paçarada ka pësuar tre gola për 3 minutat e fundit (88’, 89’ e 90’). 

Prishtina ishte në epërsi me 2:0 ndaj Çelikut deri në minutën e 88-të, por kur e kuptuan hilen në Nikshiq (kurdisjen) mes Sutjeskës dhe Cërvena  Zvezdës për të luajtur baras (2:2) që nga liga të largohen Prishtina e Çeliku, ndodhi çudia!

Prishtinës iu “prenë këmbët” dhe ia lëshoi lojën Çelikut, me rezultat 2:3.

Sutjeska së bashku me Prishtinës bien nga liga me 12 qershor të vitit 1988!

Tollovi në Nikshiq dhe nuk e besonin se çka iu ndodhi!

Për këtë, Shukri Paçarada, Kujtim Shala e Gani Llapashtiva, janë dënuar me nga 6 muaj nga Lidhja futbollistike e ish Jugosllavisë, me demek se këta e bënë skenarin që ndeshje t’i lëshohet Çelikut!

Nga ana tjetër, një gjë që pak e dijnë për Shukri Paçaradën, ai përveç si portier ka qenë edhe sulmues kur ishte tek Llapi dhe në mungesë të lojtarëve!

Kjo ishte më 17 nëntor të vitit 1985, në stadiumin në Kastriot, u ballafaquan Elektroekonomia dhe Llapi i Podujevës.

Me 22 shkurt, 1987
Cërvena Zvezda-Prishtina 0:0

Stadiumi “Marakana”.  
Shikues: 25.000.  
Gjyqtar: Mate Beusan.
Cëvena Zvezda: Stojanoviq, Krivokapiq, Vorotoviq, Braçun, Elsner, Jankoviq, Millojeviq (Musemiq), Gjurovski, Pavlloviq (Çuroviq), Stojkoviq dhe Mërkella.
Prishtina: Shukri Paçarada, Arbnor Morina, Gani Llapashtica, Abdyl Bellopoja, Skënder Shengyli, Muhamet Kolenoviq, Mensur Nexhipi, Kujtim Shala, Vlladisllav Gjukiq (Boban Stankoviq), Fadil Muriqi (Xhevdet Muriqi) dhe Zoran Batroviqi.

Elektroekonomia - Llapi 1:0 

Stadiumi në Kastriot.
Shënues: R. Hajdari (32 - autogol).
Elektroekonomia: Millosavleviq 7, Havolli 6, Marinkoviq 7, Govori 6, Osmani 6, Pavlloviq 6, Lefter Prishtina (Mlladenoviq 6); Stankoviq 6, Gjakolli 6 (Stoliq), Hoxha 7 dhe Deliobashiq 6.
Llapi: Biserçiq 7, Haliti 7, Rexhepi 6, Toçani 6, R. Hajdari 7, Ajvazi 6, Podvorica 6, Shabani 6, Shukri Paçarada 6, I. Hajdari 6 dhe Musa 7.



Lexoni të gjitha në Bota Sot