Juventusi rindez interesimin për Adeyemin

- Bota Sot

Juventusi rindez interesimin për Adeyemin

Emri i Karim Adeyemit del sërish në skenë në merkaton e Juventusit.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta.it”, sulmuesi i Borussia Dortmund po ndiqet në mënyrë të heshtur nga drejtuesit bardhezi, një sinjal që sugjeron se arritja e një marrëveshjeje me klubin gjerman mund të jetë më e lehtë se një vit më parë. Kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2027, pra pas vetëm dy sezonesh.

I lindur në vitin 2002, Adeyemi ka shfaqur gjithmonë interes për Serie A, në veçanti për Juventusin, që e kishte tentuar edhe verën e kaluar me një blitz të Giuntolit dhe Pompilios në shtëpinë e tij.

Tani, me të ardhmen e Kolo Muanit ende të pasigurt, “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një alternative të denjë, ndërsa Borussia Dortmund përpiqet të rikthejë Jadon Sancho në Bundesligë.

Adeyemi përputhet në mënyrë perfekte me profilin që kërkon drejtori Comolli: i ri, me përvojë evropiane, potencial të madh për përmirësim dhe me mundësi të qartë për të gjeneruar një fitim të ardhshëm. Marrëdhëniet mes klubeve janë të shkëlqyera, siç tregon edhe miqësorja e planifikuar për më 10 gusht. Çmimi i kartonit të 23-vjeçarit llogaritet mes 45 dhe 50 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot