Është interesante historia e futbollit në Kosovë!
Para 47 viteve në stadiumin në Mitrovicë, tani “Riza Lushta”, Trepça ishte përballur me Cërvena Zvezdën e Beogradit në kuadër të Ligës së Parë ish jugosllave.
Një futbollist luftarak deri në pikën e fundit (para shumë viteve ka ndërruar jetë) ka qenë Hasan Shasivari!
Përballja mes Trepçës dhe Cërvena Zvezhdës ishte zhvilluar në Mitrovicë më 9 prill të vitit 1978, ku ishin të pranishëm mbi 15 mijë shikues!
Një fotografi interesante është ku shihet dueli mes Hasan Shasivarit dhe Dragan Xhajiqit.
Shasivari ka qenë luftarak i madh dhe siç thonë brezi i tij, me angazhimin e tij e frenonte Dragan Xhajiqin.
Këtë ndeshje e kishte humbur Trepça me rezultat 0:1.