Real Madridi ka siguruar një tjetër përforcim të madh për mbrojtjen.
Sipas “Sky Sports”, Ibrahima Konate do të bëhet lojtar i “Los Blancos” në verën e ardhshme, pasi ka arritur një marrëveshje me kampionët e Evropës për t’u transferuar si lojtar i lirë.
Mbrojtësi 26-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës së tij me Liverpoolin dhe palët nuk kanë arritur një akord për rinovim.
Ndërkohë, menaxherët e lojtarit kanë vepruar shpejt dhe raportohet se kanë përfunduar marrëveshjen me drejtuesit e Real Madridit.
Ky është largimi i dytë i rëndësishëm nga “Anfield Road” me parametër zero, pas atij të Trent Alexander-Arnold, duke sinjalizuar fundin e një epoke për klubin anglez dhe një rifreskim të thellë në organikën e skuadrës.
Konate pritet të jetë një aset i çmuar për mbrojtjen e Realit, duke sjellë shpejtësi, forcë fizike dhe eksperiencë ndërkombëtare, si në Premier League, ashtu edhe me përfaqësuesen franceze.