Jusuf ndahet me skuadrën e Arsimit

- Bota Sot

Jusuf ndahet me skuadrën e Arsimit

Alpaj Jusuf më nuk do të jetë lojtar i skuadrës së Arsimit nga Çegrani.

Majtaku 27 vjeçar nga Kumanova ka vendosur të largohet nga klubi çegranas pas suksesit historik që e shënoi duke e ngjitur Arsimin në Ligën e Parë, pas 53 viteve ekzistim.

Arsimi me Jusufin e përfunduan sezonin në vendin e dytë.

Tani ai është në kërkim të klubit të ri dhe skuadra të ndryshme kanë shprehur interesimin e tij.

Në ditët në vijim do të dihet skuadra e tij e re.

Më parë, Jusuf ka qenë pjesë e Bashkimit, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për disa skuadra në Maqedoni si: Sileks, Detonit, Pelister, Kadino, Lokomotiva, Skopje, Pehcevo e të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot