Vllaznia e Partizani luajnë nesër ndeshjet

- Bota Sot

Vllaznia e Partizani luajnë nesër ndeshjet

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave.

Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, shkodranët do të përballen me ekipin letonez të BFC Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena” me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:00.

Sakaq, të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega udhëtuan këtë të martë drejt Estonisë, ku do të përballen me ekipin e Nomme Kalju, me ndeshjen që nis në ora 18:45.

Federata e Futbollit u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këtë rrugëtim europian,



Lexoni të gjitha në Bota Sot