Partizani luan nesër ndaj Nome Kalju ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës në transfertën në Talin.
Një ndeshje në të cilën të kuqtë do të kërkojnë që të sigurojnë sa më shumë mundësi për kalimin e turit, që do të vendoset në sfidën e kthimit në Shqipëri. Këtë e theksoi vazhdimisht edhe trajneri Skënder Gega në konferencën e fundit për shtyp para mediave në Talin.
“Fizikisht jemi 100% të përgatitur për ndeshjen, ajo që thoni është pak e vështirë për ne se skuadra ndaj të cilës luajmë nesër është në mes të sezonit dhe kjo është gjë e mirë për ta.
Por ne kemi zhvilluar disa miqësore, ndaj jemi munduar të ndërtojmë ekipin. Unë shpresoj dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur", tha Gega.