Luis Diaz pranon

- Bota Sot

Luis Diaz pranon

Me interesimin e trefishtë nga Bajern, Barcelona dhe Al-Nasr, e ardhmja e Luis Díaz është kthyer në një nga sagat më të nxehta të kësaj vere. Sipas raportimeve të fundit, Liverpuli ka vendosur çmimin për kolumbianin: rreth 75 milionë paund, dyfishi i investimit të bërë në vitin 2022.

Bajern për momentin duket në avantazh, përderisa thuhet edhe se ka marrëveshje personale me Díaz dhe e sheh si zëvendësuesin ideal për Musialan, i cili do të mungojë për të paktën 4 muaj.

Barcelona mësohet se është tërhequr, për shkak të rregullave financiare të La Ligës. Kurse nga ana tjetër, Al-Nasr, me mbështetjen e Kristiano Ronaldos dhe ndërhyrjen e Sadio Mané, është gati të bëjë një ofertë për të bindur, si klubin, edhe lojtarin.

Ndërkaq, i kontaktuar nga një “influencer” kolumbian, Diaz konfirmoi se negociatat janë duke u zhvilluar. “Jemi në fazën e bisedimeve. Po flasim me Liverpulin dhe klube të tjera. Jam i lumtur aty ku jam, por duam të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, u mjaftua të thotë Diaz.

Megjithatë, Liverpuli nuk dorëzohet lehtë. Ata e vlerësojnë numrin 7 rreth 85 milionë euro. “Topi” tani, është në fushën e klubeve të interesuara, për të bërë ofertë konkrete për të zhbllokuar operacionin.

Pavarësisht interesimit të madh, Liverpul ka refuzuar zyrtarisht ofertat e deritanishme, duke theksuar se Díaz nuk është në shitje, përjashto rastin nëse vjen një ofertë “e çmendur”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot