Malisheva ka bërë të gjtiha përgatitjet e duhura për ndeshjen e nëserme (20.15) kundër skuadrës islandeze, Víkingur Reykjavík.
Përballja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Malisheva ka mobilizuar forcat dhe synon fitore në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Conference League.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Bekim isufi, shrpeh optimizmin para përballjes me skuadrln islandeze.
"Jemi shumë të motivuar dhe të përgatitur për këtë përballje të rëndësishme ndaj Víkingur Reykjavík në Conference League.
Kemi punuar intensivisht gjatë fazës përgatitore, duke analizuar me kujdes kundërshtarin dhe duke u fokusuar në forcimin e lojës sonë kolektive", tha Isufi në konferencë me gazetarë.
"Ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe mendore, dhe besoj se do të japim maksimumin për të përfaqësuar Malisheven dhe futbollin kosovar në mënyrën më dinjitoze.
Atmosfera brenda skuadrës është shumë pozitive, djemtë janë të vendosur të japin maksimimin për këtë përballje", tha më tej.