Krasniqi merret vesh me Dukagjinin

- Bota Sot

Krasniqi merret vesh me Dukagjinin

Futbollisti i talentuar, Hektor Krasniqi, ka arritur marrëveshjen me Dukagjinin e Klinës. 

Lajmi bëhet i ditur nga skuadra e Dukagjinit.

"Ju njoftojmë për marrëveshjen e arritur me mbrojtësin e ri, Hektor Krasniqi.

18-vjeçari ka vendosur që të vazhdojë karrierën në atdhe, duke u larguar nga futbolli austriak.

Ai ka përfaqësuar edhe Kombëtaren e Kosovës në grupmoshën U17.

Krasniqi i është bashkuar tashmë ekipit tonë në përgatitjet për sezonin e ri dhe është i gatshëm të japë kontributin e tij për arritjen e objektivave”, njofton KF Dukagjini.



Lexoni të gjitha në Bota Sot