Franca ka arritur të sigurojë një fitore 4:1 përballë Uellsit në ndeshjen e dytë të grupit C në Arena St.Gallen.
Francezet kaluan në avantazh pas 8 minutash lojë me anë të , por u surprizuan nga Fishlock, e cila vendosi barazpeshën në minutën e 13-të.
Megjithatë, avantazhi mbërriti përsëri në fundin e pjesës së parë me një penallti të kthyer në gol nga Diani.
Në pjesën e dytë Majri 53′ dhe Geyoro 63′ kompletuan “pokerin” e Francës, që ngjitet në kuotën e 6 pikëve në grup, ndërsa Uellsi mbetet në kuotën zero.