Liria zyrtarizon Bislimin

- Bota Sot

Liria zyrtarizon Bislimin

Skuadra me renome Liria e Prizrenit ka prezantuar përforcimin e ri, portierin Egzon Bislimi.

Prizrenasit po përforcohmë për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, me synime që të luftojnë për kreun e tabelës dhe rikhimin në shoqërinë e më të mirëve.

“Portieri i ri i FC Liria i bashkohet skuadrës sonë me një eksperiencë të vlefshme dhe një histori të pasur në futbollin vendor.

Egzoni ka mbrojtur portën e Ramiz Sadikut, 2 Korrikut, FC Prishtinës dhe së fundmi te FC Prishtina e Re, duke dëshmuar vazhdimisht profesionalizëm dhe nivel të lartë.

Me refleksin e shpejtë, qetësinë dhe sigurinë që e karakterizojnë, ai pritet të jetë një shtyllë e fortë në prapavijë dhe një mbështetje e madhe për bashkëlojtarët. Në çdo ndeshje, në çdo duel, besojmë se Egzoni do ta tregojë veten si një pikë kyçe e Lirisë”, njofton FC Liria.



Lexoni të gjitha në Bota Sot