Sanchez paralajmëron masa drastike kundër korrupsionit: S’do tërhiqem nga detyra

- Bota Sot

Sanchez paralajmëron masa drastike kundër korrupsionit: S’do tërhiqem nga detyra

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez prezantoi sot masat kundër korrupsionit në përgjigje të rasteve në rritje të korrupsionit që kanë përfshirë Partinë e tij Socialiste ndersa theksoi sërish se nuk do të tërhiqej nga detyra, sipas AP.

Duke folur në parlament në një seancë të jashtëzakonshme rreth hetimit për korrupsion që përfshinte një ish-zyrtar të Partisë Socialiste – kryeministri spanjoll mori përgjegjësinë për gjykimin e tij të dobët, ndërsa tha se nuk do të tërhiqej nga detyra – duke e quajtur veten “një politikan të ndershëm” dhe krenar për drejtimin e një partie shembullore.

“Nuk do të jap dorëheqjen”, tha Sanchez.

Deklarata e tij erdhi një javë pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë urdhëroi paraburgimin e Santos Cerdan, një ish-ndihmës i kryeministrit dhe më parë anëtari i tretë më i lartë i Partisë Socialiste – i akuzuar për marrjen e ryshfeteve për kontratat e punëve publike.

Sanchez prezantoi sot 15 masa kundër korrupsionit, duke përfshirë rritjen e transparencës në financimin politik dhe publik, dhe bashkëpunimin me Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – për të goditur korrupsionin.

Masa të tjera përfshinin futjen në listën e zezë të kompanive të shpallura fajtore për korrupsion, përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbikëqyrur kontratat e prokurimit publik dhe sanksionimin e partive politike të përfshira në korrupsion.

Lideri spanjoll ka qenë në pushtet që nga viti 2018 dhe drejton një qeveri koalicioni minoritar me aleatë të majtë.

Qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të miratojë legjislacionin dhe në javët e fundit, e ardhmja e saj është dukur gjithnjë e më e pasigurt mes hetimeve për korrupsion.

Udhëheqësit e partive të ekstremit të majtë dhe nacionaliste, aleatë me socialistët e Sanchez – deri më tani nuk i kanë mbështetur thirrjet e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Megjithatë, disa zyrtarë kërkuan që i takonte votuesve të vendosnin për të ardhmen e qeverisë nëse hetimet për korrupsion do të përshkallëzoheshin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot