Club Brugge ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të AC Milan për transferimin e Ardon Jasharit, duke e vlerësuar si të pamjaftueshme.
Kuqezinjtë ofruan 32.5 milionë euro plus 6 milionë në formë bonusesh, por klubi belg nuk u bind. Drejtuesit e Brugge e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të shesin mesfushorin zviceran në këto kushte, duke theksuar se lojtari nuk largohet lehtë dhe nuk ka asnjë marrëveshje paraprake për largim.
Pavarësisht dëshirës së Jasharit për t’u transferuar në Milano, drejtuesit belgë janë të prerë: vetëm një ofertë që i tejkalon vlerën aktuale të lojtarit mund të hapë rrugën për një marrëveshje.
Për momentin, Milani është në dilemë – ose rrit ofertën, ose heq dorë. Megjithatë, skenari më i mundshëm në këtë fazë është që Jashari të qëndrojë edhe një sezon te Club Brugge.