Dilema formacioni dhe forma e rivalëve janë “problemet” e Martinit

- Bota Sot

Dilema formacioni dhe forma e rivalëve janë “problemet” e Martinit

Vllaznia pret sot në “Elbasan Arena” ekipin e Daugavpils, takim ky i vlefshëm për raundin e parë të Conference League 2025-2026. Dueli në fjalën vjen për publikun shqiptarin në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Vigjilja e këtij takimi nuk ka qenë e qetë për trajnerin pasi përveç se do t’i duhet të bëjë llogari me një skuadër që është shumë përpara me përgatitjen fizike krahasuar me Vllazninë, ekipi shkodran ka edhe disa probleme sa i përket formacionit.

Martini është në dyshim për rolin që do t’i besojë Erdenis Gurishtës. Pas ardhjes së Martinit ai është provuar në qendër të mbrojtjes edhe pse roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë.

Në rast se trajneri Martini i jep përparësi sistemit me 3 mbrojtës dhe Gurishta e nis si titullar në prapavijë, Melos Bajrami me shumë gjasa do jetë në stol.

Ndërsa vetë trajneri lajmëroi ditën e djeshme se e shqetëson gjendja e Malës dhe e Krymit. I pari e nis sot duelin nga stoli ndërsa për të dytin mendohet se do t’i kërkohet që të shrëngojë dhëmbët e të jetë në fushë që nga minuta e parë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot