Hernandez i kthen mesazh Leaos

- Bota Sot

Hernandez i kthen mesazh Leaos

Pas sezoneve të mbushura me gola, asiste, një titull kampion dhe një Superkupë, rruga e “Theao”, dyshja e famshme Teo Hernandez dhe Rafael Leao merr fund.

Mbrojtësi i majtë francez është gati të fillojë një aventurë të re, këtë herë larg Europës, duke firmosur me klubin saudit Al-Hilal, që drejtohet nga trajneri italian Simone Inzagi.

Largimi i Teo Hernandezit lë një boshllëk jo vetëm në repartin e majtë të mbrojtjes kuqezi, por edhe në zemrat e tifozëve të Milanit, të cilët për vite kanë shijuar shpejtësinë, energjinë dhe pasionin e tij për fanellën.

Por ndarja më e ndjeshme është ajo mes dy miqve të ngushtë, Rafa Leao dhe Teo, të cilët përveç bashkëpunimit të mrekullueshëm në fushë, ndanin një lidhje të fortë jashtë saj. Ditë më parë, Leao kishte postuar një mesazh prekës për mikun e tij, dhe sot ka ardhur përgjigjja e Teos, që nuk i fsheh emocionet dhe mirënjohjen.

”Miku im, nuk do të harroj kurrë atë që kemi përjetuar bashkë dhe gjithçka që kemi bërë për këtë fanellë.

Të dua shumë, vëllai im… Paç fat në gjithçka! Do të jem gjithmonë tifozi yt. THEAO”, shkruhej në postimin e publikuar nga Teo Hernandez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot