Borussia tenton t’i largojë

- Bota Sot

Borussia tenton t’i largojë

Bild raporton se pagat e larta të mesfushorëve të Borussia Dortmund, Julian Brandt dhe Marsel Sabitzer, po pengojnë largimin e tyre nga klubi.

Të dy mesfushorët fitojnë një total prej 15 milionë eurosh (Brandt 8 milionë, Sabitzer 7 milionë), dhe dyshja thuhet se janë pas Xhob  Bellingam, Feliks Nmeça dhe Paskal Gros në hierarkinë për tre pozicionet në mesfushë.

Shpresat e klubit për shitjen e Brandt apo Sabitzer po zbehen, pasi pagat e larta po i largojnë klubet e interesuara. Është marrë vendimi që asnjërit të mos i rinovohet kontrata – me kontratën e Brandt që skadon në vitin 2026, ndërsa ajo e Sabitzer në 2027.

Në sezonin e kaluar, dy lojtarët nuk e justifikuan pagën e tyre të lartë me paraqitjet në fushë, teksa Dortmund arriti me vështirësi kualifikimin në Champions League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot