Prishtina e Re synon të jetë sa më e përforcuar për debutim në elitën e futbollit të Kosovës.
Për këtë është duke vazhduar me përforcime.
Kësaj radhe janë përforcuar me Amos Dadet.
“Amos Dadet bashkohet me KF Prishtina e Re.
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit defanziv Amos Dadet, 25-vjeçar nga Nigeria.
Amos së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku në edicionin e fundit zhvilloi 24 paraqitje duke treguar një performancë të qëndrueshme në mesfushë.
Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë”, njofton Prishtina e Re.