Tefik Çanga e Tërnit, anëtar i ri i Ligës së Parë të Kosovës, ka përforcuar radhët me një portier nga Libani, Mohamad Taha.
Tefik Çanga e ka prezantuar portierin me bindje se do të jetë një përforcim i madh për edicionin e ri.
“Porta jonë forcohet me një emër me përvojë të madhe – Mohamad Taha, portieri libanez që tashmë është pjesë e KF Tefik Çanga në Ligën e Parë të Kosovës!
Taha vjen me një karrierë ndërkombëtare të pasur, duke qenë pjesë e shumë klubeve elitare:
Përvoja e tij përfshin:
Liban: Safa FC, Tripoli FC, Shabab Borj FC, Akhaa Aley FC, Saggese FC (Premier League)
Qipro: Apoel U19, Nea Salamina U19
Rumani: Santateta FC Cluj (Liga 2)
Kosovë: Së fundmi pjesë e KF Fushë Kosova (Liga e Parë)
Ka pasur gjithashtu eksperiencë edhe në Nepal dhe Maldivet, duke shtuar dimension ndërkombëtar në karrierën e tij.
Me shtatlartësinë 185 cm, përqendrimin dhe refleksat e shkëlqyera, Taha pritet të jetë një garanci në portën tonë dhe një udhëheqës nga prapavija”, - njofton KF Tefik Çanga.