Zelensky u bën thirrje liderëve që të përdorin asetet e ngrira ruse për rimëkëmbjen e Ukrainës

- Bota Sot

Zelensky u bën thirrje liderëve që të përdorin asetet e ngrira ruse për rimëkëmbjen e Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bën thirrje liderëve që të përdorin asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës, sipas The Guardian.

Zelensky thotë se Ukraina ka nevojë për një përpjekje të stilit të “Planit Marshall” për të udhëhequr rindërtimin e saj.

“Duhet ta zhvillojmë së bashku”, shprehet ai derisa në Romë po mbahet konferenca për rimëkëmbjen e Ukrainës.

Ai u thotë liderëve se nuk bëhet fjalë vetëm për bamirësi, por për investim.

“Rindërtimi i Ukrainës nuk ka të bëjë vetëm me vendin tonë. Ka të bëjë edhe me vendet tuaja, kompanitë tuaja, teknologjinë, vendet e punës, mënyra si e rindërtojmë vendin tonë mund të modernizojë edhe infrastrukturën dhe industritë tuaja”.

Më pas ai thotë se Evropa duhet “të dakordohet qartë që asetet e ngrira ruse duhet të shfrytëzohen për rimëkëmbjen e Ukrainës”.

“Jo vetëm të ardhurat nga këto asete, por edhe vetë asetet duhet të përdoren dhe shumë më aktivisht se sa po ndodh tani për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve”.

Zelenskyy gjithashtu i rikthehet një pike të përmendur më herët nga kryeministrja e Italisës, Georgia Meloni, dhe thotë se “vetëm miqtë janë të ftuar të jenë pjesë e rimëkëmbjes ekonomike dhe teknologjike të Ukrainës”, dhe jo “ata që po e ndihmojnë Rusinë të vazhdojë këtë luftë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot