Hasani në krye të Flamurtarit

- Bota Sot

Hasani në krye të Flamurtarit

Korab Hasani është kryetrajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Hasanin e pret punë e vështirë me Flamurtarin për faktin se synimet janë të qarta, të rikthehen në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Një kapitull i ri – me të njëjtin pasion dhe të njëjtin flamur!

Nga sot, e filloj detyrën si trajner i ekipit  të Flamurtarit. Deri dje në fushë si kapiten, sot në pankinë si udhëheqës – por gjithmonë me zemrën te ky klub.

Faleminderit të gjithëve që më besuan këtë rol. Me përulësi, përgjegjësi dhe dashuri për Flamurtarin – nisemi për një rrugë të re”, ka bërë të ditur Hasani. 
 



Lexoni të gjitha në Bota Sot