Historia interesante e Isa Sadriut, nga Beogradi në Prishtinë

- Bota Sot

Historia interesante e Isa Sadriut, nga Beogradi në Prishtinë

Gjeneratat e mesme dhe të vjetra e kujtojnë Isa Sadriun si prej mbrojtësve më të mirë që ka pas Kosova. 

E kujtojnë si lojtar karizmatik, luftarak e flokë gjatë!

Karriera e tij: Nga Kosova e Vushtrrisë në Trepçë të Mitrovicës, për të shtegtuar në vitin 1986 në Partizan të Beogradit por që në vitin 1987 i bashkohet Prishtinës 

Isa Sadriu

Isa Sadriu nuk e kishte të lehtë në tetor të vitit 1986 ku së bashku me Fadil Vokrrin u paraqitën në petkun e Partizanit të Beogradit kundër Prishtinës vendase., ndeshja që kishte përfunduar pa gola (0:0).

Kohën (1987, në verë) kur e mori vendimin për t’iu bashkuar Prishtinës, trajneri i Partizanit të Beogradit, Nenad Bjekoviq, iu drejtua me dy fjalë: “Isë, kur të duash mund të shkosh në KF Prishtina por nuk mund të kthehesh në Partizan.

Nga Partizani kur të duash transferosh në klubet evropiane, ndërsa nga Prishtina jo”.

Duhet kujtuar edhe një ndeshje interesante të Isa Sadriut, në Tuzëll ku ishte shtyllë e mbrojtjes kundër Sllobodës. Prishtina barazoi me rezultat 1:1 me Sllobodën me 8 maj në kuadër të javës së 29-të të Ligës së Parë ish jugosllave.

Sporti i “Rilidnjes” e zgjodhi lojtar të ndeshjes, duke e vleërsuar me notën 8.

Pengu i Sadriut padyshim është që me Prishtinën nuk u kualiifkuan në finale të Kupës “Marshall Tito” në pranverën e vitit 1988, ku me penallti pësuan humbje me rezultat 4:1 nga Borci në Banjallukë.

Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar baras (1:1) po ashtu edhe në Banjallukë (0:0).

Më 5 tetor të vitit 1986, java e 9-të 
Prishtina - Partizani 0:0 

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtarë: Çoliq (Sarajeva), Vujoviq (Cetina), Erakoviq (Vrbas).
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6 (Goran Popuvac 84’), Faton Domi 6, Gani Llapashtica 6, Skënder Shengyli 7, Muhamet Kolenoviq 7, Fadil Berisha 6, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stoimir Urosheviq 6 (Suad Koliq 64’).
Partizani: Omeroviq 7, Bajeviq 6, ISA SADRIU 6, Zhupiq 6, Çapliq 6, Katanec 6, Smajiq 6, Stevanoviq 5 (Bogdanoviq 46’), FADIL VOKRRI 5, Gjurovski 6 dhe Vuçiqeviç 7.

Më 8 maj 1988, java e 29-të
Slloboda - Prishtina 1:1

Stadiumi "Tushanj" Tuzëll.
Shikues. 3.000.
Gjyqtarë: Joviq (Spliti), Sharac (Pançeva), Çirilloviq (Kragujevc):
Shënues: Millanoviq (14) - Shala (16).
Kartona të verdhë: Mërkiq, Beshireviq - Popuvac, Xh. Muriqi.
Slloboda; Haxhiq 6, Mërkiq 6, Toshiq 6, Millanoviq 7, Verllasheviq 7, Memisheviq 6, Mihiq 7, Millosheviq 6, Beshiroviq 6, Llukiq 6 (Stegmjajiq) dhe Kostiq 6 (Mostahiniq).
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Gani Llapashtica 6, Isa Sadriu 8, Goran Popuvac 6, Sllavenko Kuzeleviq 5,  Xhevdet Muriqi 6, Fahredin Duraku 5, Abdyl Bellopoja 7, Dragan Lepinjica 6 (Mensur Nexhipi 6), Dragi Kaliçanin 6 (Fadil Muriqi 6) dhe Kujtim Shala 6.



Lexoni të gjitha në Bota Sot