Samiti për Ukrainën, mblidhen 10 miliardë euro

- Bota Sot

Samiti për Ukrainën, mblidhen 10 miliardë euro

Rindërtimi i Ukrainës pas luftës, ishte në fokus të liderëve të Bashkimit Europian, të cilët u mblodhën në Romë, së bashku me presidentin Volodymir Zelensky.

Kryeministrja e vendit pritës, Giorgia Meloni njoftoi se janë mbledhur 10 miliardë euro për këtë proces.

“Unë besoj se duhet të jemi krenarë për rezultatin që arritëm sot, së bashku me konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që arrijnë në total 10 miliardë euro. Ne po marrim përsipër të ardhmen e Ukrainës”, tha Meloni.

Presidenti Zelensky, kërkoi më shumë presion të shtuar ndaj Rusisë, pasi sipas tij nuk i është përmbajtur marrëveshjeve për armëpushim.

“Tani të gjithë e shohin qartë. Putin ka refuzuar çdo propozim për paqe, e po e përshkallëzon më tej dhunën”, tha Zelensky.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, foli për planin e BE për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

“Plani ynë, gatishmëria mbrojtëse 2030 do të jetë kyç. Ajo do vërë në dispozicion burimet e nevojshme dhe hapësirën fiskale për të realizuar një rritje të ndjeshme të kapaciteteve ushtarake. Do të nxisë gjithashtu investimet në Ukrainë”, tha von der Leyen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot